Kryefjala Logo

Pasi ju kundërvu në festival, Alketa i kërkon falje në mënyrën më patetike Arilenës

19 Qershor, 2022 | 1:03 pm

Dukej qartësisht qartë që Alketa Vejsiu ishte fanse e Elvana Gjatës në kohën kur prezantoi Festivalin e RTSH. Besoj të gjithëve ju kujtohet edhe statusi asnjanës që producentja artistike e festivalit (Alketa Vejsiu) bëri në rrjetet sociale.

E menjëherë pas këtij momenti Alketa dhe Arilena u hoqën nga rrjetet sociale, pati dhe thumba e komente jo fort pozitive mes tyre dhe ku jemi sot kur Alketa vetëm para disa minutash poston në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke përqafuar Arilenën.

”Një përqafim sa 1 mijë fjalë. Arilena më fal. Mezi po pres të bëjmë gjëra të bukura sëbashku”, shkruan në dedikimin e saj patetik Alketa Vejsiu.

CF27A5C1 2DF9 4DEC 85D7 F3A154BE0C85

Kryefjala.com ka mësuar se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka duan të rikthejnë në Tv Klan talent show “X-Factor” dhe Arilenës i kanë propozuar që të jetë një nga anëtaret e jurisë të këtij kompeticioni. Prandaj dhe moderatorja është “detyruar” të publikojë këtë video dashurie.

 

Të ngjashme