Kryefjala Logo

Pasi Fero mori kujdestarinë e vajzës reagon për herë të parë Arbenita

3 Tetor, 2024 | 7:04 pm

Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina.

Pas lajmeve mbi marrëdhënien e saj me reperin Fero dhe betejën për kujdestarinë e fëmijës, Arbenita ka zgjedhur të japë një mesazh të qartë përmes një videoje në TikTok.

Në video, ajo shfaqet me vajzën e saj, ndërsa në përshkrim ka bërë një deklaratë të fortë që duket se i drejtohet babait të vajzës.

“Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se përvojat e ardhshme të vajzës do hedhin dritë mbi situatën mes prindërve.
55D59565 4B34 4FD7 91CD BB827B37385C

167A761A 657B 4932 B965 41DD4221CAE2

Fero ishte shprehur se Gjykata kishte vendosur që vajza do të qëndronte me të për 12 muaj, ndërsa me nënën e saj vetëm disa ditë në muaj. Megjithatë, Arbenita deri më sot kishte zgjedhur të mos e komentonte këtë vendim publikisht.

Të ngjashme