Showbiz
Pasi e nominoi,Egli i premton Xumit 60% të lekëve nëse fiton
21 Janar, 2025 | 9:02 am

Pas hapjes së kutisë së Pandorës, Egli vendosi të dërgojë veten dhe Xumin në nominim kokë më kokë, një veprim që ka shkaktuar shumë polemika brenda dhe jashtë shtëpisë.
Por, ajo që ka bërë bujë është deklarata e saj se, nëse fiton çmimin e madh, 60% të shumës do t’ia japë Xumit. Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti, pasi Xumi po përballet me një situatë tejet të vështirë personale – mamaja e tij vuan nga kanceri në stadin e katërt, dhe paratë janë të domosdoshme për trajtimin e saj.