Showbiz
Pas talljes së Dea Mishel Hoxha me jetimët, reagon Olti Curri: Njerëz të dështuar në sukses
26 Gusht, 2022 | 7:08 pm
Kryfjala postoi e para videon e Dea Mishel Hoxha në Tik Tok, e cila mbrëmjen e djeshme përpiqej të bënte humor për fëmijët jetimë. Video tallëse ka bërë xhiron dhe rrjeti është kthyer kundër saj.
Mes shumë reagimesh në rrjet, blogeri Olti Curri i cili ngre zërin e tij për kauza të ndryshme, me kërkim të ndjekësve ka bërë një reagim. “Mendoj që jetimët janë pjesa më e pambrojtur e shoqërisë. Aq më shumë në një vend si Shqipëria. Bekim dhe përulje me respekt për të gjithë ata single, çift, apo familje që birësojnë fëmijë pa prindër sepse bëjnë një veprim sublim.
Ky është qendrimi im aq shumë i kërkuar nga ju, për të dështuarit në sukses dhe vëmendje që provokojnë me postime duke përfshirë këtë kategori njerëzish. Humor të zi sic pretendojnë pak syresh se ishte bëjnë vetëm njerëzit e zgjuar dhe aty vetëm shenja zgjuarsie nuk kishte”- shkruan Olti Curri.