Kryefjala Logo

Pas takimit romantik me Saimirin, konkurrentja braktis Love Story! Zbuloni arsyen

19 Janar, 2021 | 11:29 am

Një javë më parë, në intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur rreth 3 puthjeve që Saimiri shkëmbeu me Flavian, Merin dhe Generdën.

Ajo ka thënë se egoja e saj nuk do e lejonte që Saimiri ta puthte, duke u shprehur se ka më shumë respekt për veten se për të.

“Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por se di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze. Jo sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”, ka thënë Enxhëll.

Ndërsa këtë javë, ajo dhe Saimir kanë realizuar një takim romantik së bashku. Dyshja ka shkuar në një kinema, ku 33-vjeçari kishte zgjedhur disa filma romantik për të parë.

Saimiri i dha disa puthje të ngrohta asaj, por Enxhëll e mbajti fjalën dhe nuk e puthi Saimirin.

Por pas transmetimit të klipit, Enxhëll i ka befasuar të gjithë, pasi ajo ka zgjedhur të largohet nga emisioni.

Enxhëll u shpreh se nuk ndihet mirë dhe se në vendimin e saj ka ndikuar edhe presioni nga familja.

Të ngjashme