Showbiz
Pas surprizes te Donaldit nga BB VIP, reagon Bora!
6 Nëntor, 2021 | 4:12 pm
Mbremjen e djeshme Donaldi ka hedhur nga muri i shtepise nje pako biskota dhe varesen e tij per ti marre Bora, sepse festonin 3 vjetorin e tyre.
Mirëpo, a mbërriti tek Bora? Mesa duket po, dhe këtë e ka treguar vetë moderatorja. Ajo ka postuar një foto në Instagramin e saj, në ambientet e “Top Channel”, ku shihet me kutinë e ëmbëlsirave që nisi Donaldi për të, dhe sigurisht edhe varësen e aktorit.
“Fundjavë të ëmbël” shkruan Bora, e në fakt nuk mund të ishte më e ëmbël as për të e as për ne. Ndaj, të gjithë djemtë t’i harrojnë justifikimet për surpriza tani e tutje! Donaldi sapo na tregoi se për të arritur tek njeriu që do, në një formë apo në një tjetër, nuk të pengon as distanca, as izolimi, e as muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…