Kryefjala Logo

Pas suksesit të dokumentarit vjen libri i Ilary Blasi-t:”Fundi i dashurisë me Tottin, një histori dhimbjeje dhe rilindjeje”

11 Janar, 2024 | 8:51 am

Bëri namin në Netflix dokumentari i Ilary Blasit pasi të gjithë ishin kuriozë të dinin si përfundoi martesa e një prej çifteve më të famshme të Italisë dhe jo vetëm.

Ilary Blasi dhe Francesco Totti i dhanë fund martesës pas dy dekadash dhe 3 fëmijë sëbashku dhe Ilary Blasi mesa duket ka ende diçka për të thënë dhe treguar.

Dhe këtë do ta bëjë në ‘Che Stupida’, libri i saj që do të jetë në librari nga 30 janari. Dhe nëntitulli nuk lë asnjë dyshim për përmbajtjen e tij: “E vërteta ime”.

“Miqtë më quajnë “Princesha e Akullit”. Dhe jo sepse i mbaj shpesh flokët në të njëjtën ngjyrë si Elsa nga Frozen, por sepse nuk e lë veten të mbizotërohem nga emocionet”: ja si e prezanton librin e saj në Instagram Ilary Blasi.
“Në fillim të nëntorit më zuri gjumi në krahët e Francescos, të nesërmen në mëngjes u zgjova me dikë që i ngjante shumë, por nuk ishte ai. I turpshëm, i largët, i munguar, në kërkim të justifikimeve për të dalë: një darkë me miqtë, një lojë letrash apo futboll..”, shkruan ajo mes faqeve.

Të ngjashme