Kryefjala Logo

Pas skandalit të dhunës mes Elias dhe Princit, reagon Amos Zaharia!

6 Mars, 2024 | 5:54 pm

Kryefjala e ditës të sotme ka qene lajmi për dhunën ndaj Princ Lekës, nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babait të saj. Madje është publikuar një video ku Elia shihet mjaft e rënduar dhe ngre akuza të forta kundrejt Princit.

Amos Zaharia, u vu në dijeni të situatës gjatë një emisioni ‘Live’ pasi ndodhet në Prishtinë me xhirime dhe nuk dinte asnjë detaj lidhur me ngjarjen e ndodhur në familjen e tij.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?

Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?

Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën…

Amos Zaharia: Ahhhaaa… për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?

Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.

Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.

Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas.

Menjëherë ai ka bërë një reagim shumë të shkurtër në rrjetin e tij social të Instagramit ku shkruan: Trishtim

FCC938A4 C173 4E2C A579 4509ACD14F61

Të ngjashme