Kryefjala Logo

Pas shantazhimit me video, Alvisa kerkon te largohet nga Perputhen

4 Nëntor, 2021 | 8:29 pm

Gjatë këtyre ditëve Alvisa është afruar shumë me Bashkimin, djalin nga Mitrovica dhe takimet e tyre kanë shkuar shumë mirë.

Mirëpo, siç moderatorja Bora Zemani njoftoi sot në fillim të puntatës në “Për’puthen”, konkurrentja kishte kërkuar të largohej nga programi, për shkak se ajo është shantazhuar, lidhur me video të sajat dhe Bashkimit.

“Po është e vërtetë. Jam shantazhuar, por unë nuk qëndroj dot më shumë në program, është situata e dytë për mua e vështirë”, tha ajo, dhe më pas u përlot.

“Gjërat janë më të thella sesa duken dhe sa dini”, tha ajo e prekur.

Më pas konkurrentja theksoi se arsyeja që është rikthyer në studio është fakti që ka respekt për produksionin, dhe sepse e pëlqen shumë Bashkimin, për të cilin është thuajse gati të deklarohet.

Të ngjashme