Showbiz
Pas Samantës edhe Sardi tregon pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”
6 Dhjetor, 2023 | 8:58 am
Gjatë provave ditore të “Dancing with the Stars”, artisti teksa po bisedonte me partneren e tij në kërcim zbuloi për herë të parë shkakun se pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”.
Sardi tregoi se u tërhoq nga konkursi pasi ka dëgjuar se fitorja i është premtuar njërës prej konkurrenteve.
“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje. Kështu flitet, unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në Maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”, tregon këngëtari.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.