Showbiz
Pas Samantës dhe Kejsit një tjetër këngëtar tërhiqet nga gara e Festivalit
2 Dhjetor, 2023 | 10:50 am
Pas Kejsi Tolës dhe Samanta Karavellës, një tjetër këngëtar ka deklaruar se është tërhequr nga gara në “Festivalin e Këngës”. Bëhet fjalë për këmgëtarin Sardi Strugaj, i cili e dha lajmin gjatë “Dancing with the stars”.
Sardi u pyet nga Eno se pse zgjodhi të tërhiqej nga konkurrimi dhe tha se arsyeja është personale e nuk mund të ndante detaje, por do ta zbulojë në vazhdim.
Nuk do ishte habi nëse bëhet fjalë për hatërmbetje pasi nuk do ishte hera e parë që Festivali i Këngës të përflitet për thashetheme dhe zbulimi i fituesit pa filluar ende gara.