Kryefjala Logo

Pas reagimit te keq ne studio Ritvana dhe Mikela i kerkojne falje Alvises!

8 Nëntor, 2021 | 8:45 pm

Sot sikurse pritej në Perputhen është risjellë në vëmendje ajo që ndodhi të shtunën mes Alvises dhe Hysenit.

Alvisa nuk ishte e pranishme në studio pasi ka kërkuar kohë të qetësohet. Sakaq, Mikela dhe Ritvana kanë reflektuar dhe kanë arsyetuar mbi atë që ka ndodhur. Dy vajzat kërkuan falje dhe thanë se nuk e përkrahin dhunën.

Po ashtu edhe Arjani kërkoi falje, teksa tha se në atë situatë të papritur, i mori rrjedha e ngjarjes së papritur dhe nuk po mund të arsyetonin.

“Më ra tensioni, u ndjeva keq, u kërkova ndihmë vajzave të emisionit. Situate ime fizike shkaktoi tronditje shumë të madhe. Kërkoj ndjesë publike që nuk e dënova shantazhin e hapur ndaj Alvisës”.

Të ngjashme