Kryefjala Logo

Pas reagimeve të Mentor Kikisë për pengmarrjen, Kozaku sulmon gazetarin:”“Bixhozxhi, shan njerzit për 100 euro për të luajtur gara me qen”

5 Tetor, 2021 | 12:51 pm

Rasti I pengmarrjes së Kozakut nga persona që ishin në konflikte virtuale me të tërhoqi vëmendjen e shumë psikologëve, anaslitëve dhe gazetarëve. Një prej zërave më të ashpër që dolën kundër fenomenit të instagramit “Kozak” ishte Mentor Kikia.

Kikia u shpreh para disa kohësh se Kozaku duhej bllokuar se është një shëmbull i keq për rininë duke promovuar dhunën, drogën dhe parazitizmin. Këto fjalë nuk janë anashkaluar nga Kozak Braci i cili më herët e ka replikuar gazetarin në rrjetet sociale ndërsa dje reagoi përsëri i ftuar në emisonin “D Tonight” në RTV Ora.

Kam parë televizione si Top Channel me disa gazetarë që paguhen 100 milek pët të më shajtur mua, un as kam sharë as kam ofenduar. Më kanë njollosur emrin, një gazetar që shan tjerët për të marrë ndonjë lek e për të luajtur lloto, më kanë thënë që luan gara me qen” – ka thënë Kozaku duke lënë të nënkuptohej për Mentor Kikinë edhe pse nuk përmendi emër.

Të ngjashme