Kryefjala Logo

Pas propozimit viral,Fifit i ndodh e papritura!

23 Dhjetor, 2023 | 12:05 pm

Mbrëmja e djeshme ka qenë një nga ato netët e paharruara për Fifin. Këngëtarja mori propozimin ‘live’ për martesë nga partneri i saj Adisi, ku u pa e emocionuar mes lotësh dhe në fund të spektaklit të ‘DWTS’ ajo u shpall një nga 4 finalistet.

Pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në ‘Instagram’ një lajm aspak të këndshëm për të ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin që i ka humbur.

“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj!Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.

IMG 5389

Të ngjashme