Kryefjala Logo

Pas polemikave Lori Hoxha sqaron marrëdhënien me Eduart Grishaj

4 Dhjetor, 2022 | 11:37 am

“Eduart Grishaj nuk është më pjesë e Top Media”
“Eduart Grishaj promovon filmin në televizion tjetër,jo në Top Channel”
“Lori Hoxha mungon në promovimin e filmit”
“A do të jetë Eduart Grishaj pjesë e stafit Big Brother Vip?”
Janë këto disa nga titujt e muajit të shkuar ku në median rozë flitej për një krisje marrëdhëniesh midis Lori Hoxhës dhe Eduart Grishaj e Arbana Osmanin.

E ndërkohë që Arbana konfirmoi se do ishte moderatore e Big Brother Vip,bashkëshorti i saj nuk dukej në horizont.
Pse mungonin postimet e shumta midis tij dhe trashëgimtares së Top Channel?

Vetë Lori Hoxha mëngjesin e sotëm ka sqaruar gjithçka me një pyetësor që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Atëherë pse nuk e ke publikuar filmin “Sofia” të Edit?”-pyet një ndjekës
“Po pres Eduart Grishaj të mbarojë udhëtimet dhe ta shoh me të siç e kemi lënë”-është përgjigjja e Lorit.

Hatërmbetje të hedhura pas shpine?
Strategji marketingu?
Bashkë nuk flasim po pse ta dijë mileti?
Kush e di..

3C0B6117 33D2 4F34 8C69 C868B22DA9B0

Të ngjashme