Kryefjala Logo

Pas ofendimit të Albano Bogdos ndaj Alban Ramosaj, reagon Aulona Musta: E pafalshme!

1 Tetor, 2023 | 11:24 am

Video e Albano Bogdos teksa po fliste në mënyrë ironike për largimin e Alban Ramosaj nga muzika,dge e prezantoi këngëtarin si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother” ka bērë xhiron e rrjetit

Kjo video që po bëhet virale, ka marrë një morí komentesh, ku e quajnë Albanon një njeri pa karakter dhe aktor të dështuar.

Një reagim publik e bëri edhe gazetarja Aulona Musta, ku me anë të postimeve në InstaStory, shkroi:

“Ahh sa shije të keqe më la kjo video.

Ky nuk është humor, kjo nuk është komedi. Ky është ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe njeh si artista.

Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh shabllon ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë, komedinë duhet të dish ta bësh duke e përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh, ndryshe, në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi

Është e pafalshme që një artist të japë mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor, sepse vetëm humor nuk është.

Ah, dhe futeni mirë në kokë!

Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin, po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali!!!

Dhe po ashtu, futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18 vjeç nuk është përgjegjësi as e vëllait, as e mamit, as e babit dhe as e fisit!!”

BF4931CB FE55 499C AC49 A3A29F6F5F9A

F09F8BFD 07B6 4901 ABB3 685DE2C6CBC3

Të ngjashme