Showbiz
Pas ngjarjes që trazoi rrjetin,reagon Policia e Kosovës
15 Shtator, 2022 | 5:47 pm

Prej ditës së djeshme qarkullon në rrjet një video e shkëputur nga reality show “It’s my Home” në Kosovë ku një banor ka leshuar shapkën drejt fytyrës së banores tjetër.
Kjo sjellje e patolerueshme nxiti reagimin e njerëzve duke kërkuar mbylljen e emisionit dhe hetimin e çështjes nga organet përkatëse.
“Lidhur me ngjarjen në fjalë pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hapet rasti” ka thënë zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës,Flora Ahmeti.