Kryefjala Logo

Pas ndarjes të bujshme me Tean, martohet ish konkurrenti i Përputhen, Bearti!

4 muaj më parë

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Beart Rexhepi i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me partneren e tij shtatzënë.
Çifti kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të dashurisë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-partneri i Tea Trifonit.

Ai postoi foto në rrjetin social Inastagram nga ceremonia e martesës, ku shfaqet i veshur me kostum të zi, ndërsa partnerja e tij me fustan të bardhë dhe kurorë në kokë.

Gjithashtu ish-konkurrenti i Për’Puthen publikoi video në makinë ku dyshja duken shumë të lumtur teksa shoqëroheshin edhe nga familjarët e tyre në makinë duke kërcyer dhe kënduar me këngë dasme.

Pasi konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij, Bearti zbuloi se ai dhe vajza që i ka vjedhur zemrën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Çifti do të mirëpresin së shpejti në jetë një vajzë.

Të ngjashme