Showbiz
Pas ndarjes nga Bora Zemani, Vin Veli zbulon lidhjen e re
19 Prill, 2021 | 9:26 am
Personazhet e njohur tërheqin vëmendjen e publikut jo vetëm me punët e tyre artistike, por edhe me jetën e tyre personale. Për të gjitha fanset që ishin kureshtare se çfarë ndodh me jetën private të Vin Velit, ai dha një lajm shumë të bukur te Ola.
DJ tha se prej dy vjetësh ndodhet në një marrëdhënie, por partnerja e tij nuk ka dëshirë të bëhet publike, pasi nuk i përket fushës së artit apo medias. Ai tregoi se ajo është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojnë bashkë, por që ai shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë.
Rikujtojme se Vin Veli ka qene ne nje marredhenie me moderatoren Bora Zemani dhe se bashku kane nje djale Arborin.