Showbiz
Pas ndarjes nga Amadea, reagon Haris; Ti gënjen!
19 Dhjetor, 2023 | 3:36 pm
Haris dhe Amadea ishin një ndër çiftet më të përfolur të Love Island, ndonse pas mbarimit dyshja u ndanë.
Lajmin për ndarjen e tyre e ka bërë me dije vetë Amadean e cila përmes një statusi njoftoi ndarjen nga Haris. E ftuar tek Rudina, Amadea u shpreh se Haris u ftoh pas largimit në Angli e kështu erdhi ndarja.
Por ky i fundit ka bërë një deklaratë tek emisioni “Rudina”, i cili sqaron të gjithë ngjarjen.
Haris: Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di se çfarë ka ndodhur në atë situatë. Për vete dhe për fansat e di ishim mirë, por unë s’dua të flas për të shumë sepse unë e di se çfarë ka ndodhur. Çfarë po thotë ajo nuk është e vërtetë. Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën, pasi unë kam pasur probleme këtu në Angli. Kam pasur punë dhe nuk kam pasur kohë të vi në Shqipëri. Nuk munda të shkoj në Paris se kam patur shumë gjëra për të bërë dhe i thashë që për ta bërë lidhjen e fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Unë i kam thënë që nuk kam kohë 100% të ta jap dhe e ka marrë për gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram nuk i jam përgjigjur sepse nuk ka ndodhur asgjë.