Showbiz
Pas lindjes se vajzes, Eliona Pitarka na prezanton me partnerin
13 Maj, 2021 | 6:42 pm
Eliona Pitarka që prej lindjes së vajzës së saj Gala, në mars, nuk është kursyer me fotot dhe postimet e saj, por e kundërta ka ndodhur me partnerin e saj. Ajo gjithmonë është treguar diskrete duke ruajtur me fanatizëm privatësinë e tij.
Por ajo nuk e ka përmbajtur veten para një fotoje të ëmbël të tij me vogëlushen e tyre dhe ka dashur ta ndajë atë me fansat. E vogla shfaqet duke fjetur në kraharorin e të atit. Epo, u desh të lindte Gaia që Elona Pitarka të na prezantonte me gjithë familjen.
Në një intervistë në Instagram, Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë.