Kryefjala Logo

Pas largimit nga “Love Story” habit Robert Aliaj me deklaraten

10 Mars, 2022 | 11:39 am

Pas debateve te shumta  ne emision me Bleonen,Jerinen dhe Xhensilen,rrugetimi i Robert Aliaj ne “Love Story” perfundoi.

I ftuar ne “Nete me Aulonen” kantautori nuk u kursye fare per televizionet shqiptare duke i akuzuar se shesin prostitucion.

“Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës. Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”-ka thene Roberti

Kujtojme se keto tema u bene edhe shkak i debateve te shumta te Robertit ne emision dhe  me largimin e tij nuk ka ndryshuar ide por i ka perforcuar ato.

Të ngjashme