Kryefjala Logo

Pas koncertit në Madrid Dua Lipa në krahët e…

5 Qershor, 2022 | 10:41 am

Pjesë e turit “Future Nostalgia” të Dua Lipës ishte dhe kryeqyteti spanjoll, Madrid. Por pasi ka përfunduar show-n e saj Dua është “hallaktur” nëpër klubet e Spanjës. Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën të shoqëruar nga aktori Aron Piper.

Piper është i njohur për rolin e tij si ‘Ander’ në Elite, në ‘Netflix’. Shumë të dashur me njëri-tjetrin, dy artistët vazhduan festën në club, duke shijuar kërcimin, ledhatimet, por edhe shikimet e kureshtarëve përreth.

Thuhet se Aron Piper i ka dhënë fund lidhjes me modelen Jessica Goicoechea dhe është në një lidhjeje të re me yllin ndërkombëtar, Dua Lipa.Megjithatë, as Dua Lipa dhe as Piper nuk kanë një konfirmim zyrtar për këtëmarrëdhënie.

Të ngjashme