Pas komplikacioneve në lindje, blogerja shqiptare nënë për herë të dytë bën dedikimin prekës

4 muaj më parë

Pak ditë më parë blogerja Sara Karaj ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka pasur komplikacione në shtatzëninë e saj të dytë. Ndonse i vogli ka ardhur në jetë duket se vështirësitë nuk kanë kaluar ende.

Ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku shkruan; “Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë. Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde. Ne jemi çdo moment me ty. Të tre. Uroj që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.

Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë do kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër, që do të të qëndrojnë afër në çdo moment të bukur e të vështirë. Ndërsa mua, ti e di do të më kesh gjithmonë si tek barku. Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë e kështu do të vazhdojë.”

Të ngjashme