Kryefjala Logo

Pas kërcimit të Megit reagon Aulona Musta: U bë nami atëherë për këtë çiftëzim!!!

2 Dhjetor, 2022 | 11:02 pm

Me shumë lezet dhe e menjëhershme ka qenë Aulona Musta në reagimin e saj për “Dancing with the Stars”. Produksioni i Dancing e cilësoi kërcimin e Megi Pojanit dhe Lori Balës si kërcimin e parë mes dy vajzave që kishte ndodhur në këtë spektakël, por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë.

Në edicionin e fundit të “Dancing with the Stars” në Vizion Plus, balerina Isida Mollaymeri dhe moderatorja Aulona Musta ishin çifti parë i vajzave që kërcyen sëbashku dhe asokohe performanca e tyre u komentua nga juria e spektaklit.

Prandaj dhe Aulona Musta nuk mund ta linte pa e përmendur këtë moment. Nëpërmjet një videoje në Instagram ajo ka “thumbuar” me shumë elegancë produksionin e “Dancing with the Stars” të Top-Channel.

DFED928F FA12 42FB 9564 E7FC1A7E3B29 52BFB4E2 58B5 4137 B440 A74F7D21DEEF

Të ngjashme