Showbiz
Pas imitimit te Kosherja, Olti Curri ben deklaraten e forte:Regjisori i estrades te Ballshit nuk ben dot Zelig
22 Mars, 2021 | 12:45 pm
Mbremjen e djeshme “Kosherja” ka patur naten e dyte te transmetimit ne Abc. Mes shume skeceve ka qene edhe kercimi qe beri xhiron e rrjetit i blogerit Olti Curri dhe kryetares se LSI Monika Kryemadhi.
Rikujtojme se Olti dhe Monika kane bere kercimin e Osmonit, nje fenomen turk te cilin Olti e poston here pas here ne Instagram.
Menjehere pas imitimit amatoresk qe i eshte bere tek Kosherja ai ka bere nje deklarate ne Insta story.
Duke postuar story nga skeci ne fjale, ai shkruan:
”Kur te kane ikur bletet nuk ka c’te duhet Kosherja. Pavaresisht perpjekjes (qe ja kane arritur vetem ata te Çmendines) per te me imituar mua, Altini i Bashkise qe tani ju hoq logo e TCH e pame sa vlen. Me kete personazh ne fakt niset per tu tallur me mua po ka bere fiks lali Erin. Regjisori i estrades se Ballshit nuk ben dot Zelig.Kujdes rroga e Bashkise Altino se ashtu sic te erdhi iken. Se mire Erionit do i ngec ne fyt gjaku i Ardit Gjokles por do mbyteni dhe ju te vegjlit.”
Me tej Olti ka edhe dy fjale per imituesin e tij te cilit i thote:
”Imitues i dashur ndoshta ke pertuar te me ndjekesh ne Youtube qe te me imitosh si duhet. E ke fare te thjeshte ndiq Altin Bashen si flet si ecen si rri dhe do me realizosh perfekt. Se jemi kopje, madje qe te dy i ngjajme Violeta Manushit tek Pallati 176.
E per ta mbyllur blogeri ka bere edhe disa shpjegime te fundit:
”Qe te sqaroj sufllaqet qe thone ti ben vete humor pse nuk e pranon humorin.
1.Ky nuk eshte humor.
2. Kjo eshte fushate politike.
3.une nuk bej video me logo partie nga pas.
4. Video me Monen eshte nje video qe e beme per qejf tek biznesi i nje miku te perbashket dhe jo ne seli partie, sic bera fjala bie pardje video me Olta Gixharin.
5.Erion Isai skenarist i Bashkise me udhezimet e Erion Veliaj te beje humor edhe me kengetaret, misset, dhe gjithe ata qe dalin lavderojne apo kerkojne vota per ta.
6. Kosherja qe ne promo u mor vesh qe ishte pjelle e turpshme pseudoartistike e financuar nga Erion Veliaj sepse u tall vetem me opoziten. Humor eshte ti biesh te fortit, qeverise por kjo pune do artiste.