Pas hatërmbetjeve të kaluara, a folën Remzie Osmani dhe Mihrije Braha në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës?

4 muaj më parë

Ka qenë pikërisht Butrint Pasaqja nga Mirage që publikoi hatërmbetjet e Remzie Osmanit pasi nuk e kishte ftuar Mihrije Braha në fejesën e djalit. E pikërisht këto hatërmbetje na shoqëruan gjithë verën.

Mbrëmjen e djeshme Shkurte Fejza martonte djalin ku të ftuara kanë qenë edhe Mihrija me Remzien. Për “Mirage” Mihrija dhe burri i saj kanë treguar se janë përshëndetur dhe se i kanë miq të vjetër.

“Hajde do ta bëjmë e një vallzim, ne jemi okay”- ka përfunduar Mihrija. E pra mesa duket u sheshuan gjërat e nuk ka më hatërmbetje.

Të ngjashme