Showbiz
Pas Fatmes zbulohet se Meridian Ramcaj do te jete opinionisti tjeter ne Perputhen
30 Dhjetor, 2020 | 5:01 pm
Prej kohësh në rrjet po qarkullon lajmi se Përputhen do të vijë ditën e dielë në prime time. Por duket se paska ndryshime të mëdha.
Pak më parë burime për Neës31 kanë zbuluar se gazetarja Fatma Haxhialiu do të jetë opinioniste në Përputhen Prime, e cila fillon në 3 janar në Top Channel. Por nuk është vetëm kaq.
Kryefjala.com ka zbuluar seKrahë Arjan Konomit dhe Fatma Haxhialiut si opinionist do tu bashkohet edhe Meridian Ramcaj.
Meridiani është ish banori i Big Brother 8, i cili ka qenë një ndër emrat më të përfolur. Sot në moshën 37 vjeçare, Meridiani rikthehet në Top Channel si opinionist i një tjetër reality show. Nuk dihet nëse Fatma dhe Meridiani do të jenë vetëm opinionist në puntatën e parë apo përgjatë gjithë sezonit.
Pas daljes nga Big Brother Meridiani nuk ka munguar në dalje të ndryshme televzive, ai ka punuar si menaxher në jetën e natës dhe shumë lokale in në Tiranë,ndonse profesioni i tij është inxhinier.
Tani jemi gjithe sy e veshe tek Meridiani dhe Fatma si dy opinioniste te rinj.