Kryefjala Logo

Pas eleminimit nga Saimiri i Love Story, shperthen Vivian: M’pa Zoti qe ika!

24 Dhjetor, 2020 | 10:48 am

Te henen e kaluar pas debateve dhe momenteve te tensionit pas puthjes se Saimirit me Suelen ne Love Story, ai ka eleminuar Vivian.

Vivian ishte vajza qe i dhuroi puthjen e pare Saimirit sapo u fut ne emision. Pas eleminimit ajo ka folur per Daily Love Story ku eshte shprehur se e ka pare Zoti qe iku.

“Puthja është diçka shumë e bukur, nuk ka lidhje të mendohet shumë ose mos të mendohet fare. Nëse jepet, të dy kanë ndjerë diçka. Gjëja më e keqe e puthjes është të keqinterpretohet dhe të bëhet si diçka e pavlerë, ndërkohë që shumë persona e kanë si gjë shumë të shtrenjtë.

Dikush mund ta japë dhe pa u menduar. Por për puthjen e Silvanës dhe të Suelës, mendoj se duhet t’i kishin dhënë pak shumë rëndësi dhe pak më shumë peshë, sepse tek të dyja ka ndjenja. Nuk mund ta konsiderojë si një stacion prove për të gjitha, sepse të gjitha kanë ndjenja, të gjitha kanë vendin e vet dhe respektin për veten.

Ti e puthe Saimirin se dëshiroje, doje ta impresionoje atë, apo të merrje vëmendjen e audiencës?

Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa zoti.”- ka perfunduar ajo.

Burimi: Revista Class

Të ngjashme