Showbiz
Pas debatit te ashper, Sindi kerkon te largohet nga Perputhen, ja ç’vendos produksioni
8 Maj, 2021 | 9:37 am
Sindi ka kërkuar të tërhiqet nga Për’puthen ditën e sotme pas një debati të ashpër që pati me Antonelën, Aristelën dhe Olën. Vajzat akuzuan Sindin se ka ofenduar Aristelën gjatë publicitetit mirëpo kjo është hedhur totalisht poshtë nga Sindi e cila pretendon të kundërtën.
Ajo e mohoi diçka të tillë duke thënë se do që të largohet nga emisioni pasi të gjithë janë kthyer kundër saj.
“Kërkoj të tërhiqem nga emisioni. Të gjithë janë bërë bashkë kundër meje.”- u shpreh Sindi, teksa Bora i kërkoi ta mendonte edhe një herë vendimin e saj duke shtuar se produksioni do shohë filmimet se çfarë ka ndodhur pas kamerave.