Pas debatit që bëri xhiron e rrjetit,Arbana Osmani ka diçka për të thënë për Fjoralba Ponarin

2 muaj më parë

Kur ende transmetohej Big Brother Vip,dy moderatore shumë të njohura shqiptare u tha se patën një debat të ashpër në koridoret e televizionit.

Bëhet fjalë për Arbana Osmanin dhe Fjoralba Ponari.Të kthehemi pas në kohë..

Gjatë një Prime të BBV,vëllai i madh kishte organizuar një surprizë për Einxhelin duke i sjellë në shtëpi dy shoqet e saj të ngushta,Argjirën dhe Fjoralbën.

Gjatë takimit mes mikeshave,Arbana vendos të largojë menjëherë Fjoralbën dhe Argjirën(para kohe) me pretendimin se i dha informacione Einxhelit duke ndikuar në lojën e saj.

Vajzat nuk bënë asgjë publike por Kryefjala atëherë konfirmoi zërat se mes tyre pati përplasje të forta.

E mesa duket janë ditë që i përkasin vetëm të shkuarës sepse së fundmi,Arbana Osmani ka shpërndarë në profilin e saj personal Instagram një foto të Fjoralbës duke prezantuar “Portokalli”

“E bukur,trime,e guximshme”-shkruan moderatorja.
Ja pra,këto janë lëvizje zonjash do thoshte Landa!

Të ngjashme