Showbiz
Pas debateve me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin në rrjet, reagon Ronaldo Sharka!
5 muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme Ronaldo Sharka u shpreh tek “Kepi VIP-ave” se do donte ai ta moderonte këtë emision pasi mendon se i shkon më shumë sesa Kiarës.
Pas kësaj Luizi ka filluar në rrjetet sociale me kërcënime ku i thoshte Ronaldos se do të mbetej i papunë. Sigurisht nuk mungoi as reagimi i Kiarës e cila shprehej se të gjithë e kopjuan Luizin e tani më dalin kundër tij.
E pasi mbaroi gjithë kjo vorbull, Ronaldo ka vendosur të bëjë një video ku shprehet se ka dhënë mendimin e tij që Kiarës nuk i shkon ai format e nuk është në komunizëm që të mos shprehë mendimin e tij. Më tej Ronaldo thotë për deklaratën e Luizit nëse ai e mban mend se pse do i dhuronte 5000 euro e nëse ndihet keq tani më për atë deklaratë që ai ka bërë, pasi ja ka thënë pas humbjes të të atit.
“Luiz kam ardhur nga fshati në Tiranë, kam trokitur derë më derë, kam punuar në shi në diell, në gazeta, prapaskenë, revistë, radio e nëse deri dje punoja për qejf, sot punoj më shumë që të mbaj time më në mes të Lushnjës. E që ta dish ti more djalë u futa në BB me 0 lekë në xhep, pa asgjë për të ndryshuar jetën e kur dola nga BB nuk kisha lekë as të haja bukë. Po për Luizin sot 5000 euro nuk janë asgjë përderisa i quan lekë xhepi”- ka thënë më tej Ronaldo.
Por për të parë reagimin e plotë shihni videon mëposhtë: