Friday, January 21, 2022

Latest Posts

Pas daljes nga Big Brother,Kledi tregon çfarë ndodhi mes tij dhe partneres

I ftuar në “Fan Club”, Kledi ka folur rreth “trekëndësishit” , ai u shpreh se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij ndërsa për takimin me Beatrixën, tregoi se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky” edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin.

Sa i përket të dashurës ai u shpreh:

“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur kam qenë i qartë me veten time, unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka.

Janë rrethanat të gjitha bashkë, nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- tregoi Kledi.

Latest Posts

Don't Miss