Kryefjala Logo

Pas bujës së shkaktuar dhe reagimit të Stresit,flet vetë Kejsi

4 Prill, 2022 | 3:48 pm

Nuk e kemi ende të qartë pse fakti që një vajzë që punon si kamariere,kuzhiniere,pastruese apo roje në bibliotekë bën kaq shumë zhurmë vetëm pse njihet si ish-i i një reperi.

Nëse jeta që gjithsecili zgjedh të tregojë në Instagram tregon “lluks” dhe rrobat të mbajnë era “firmë” nuk është me patjeter vajza e një biznesmeni ose më keq akoma, e dashura e fshehtë e tij përbën ‘problem’.

Për sa kohë nuk i vjedh askujt dhe nuk fiton në djersën dhe kurrizin e dikujt tjetër duhet të gjithë të ndihemi krenar për punën që bëjmë dhe atë çka jemi.

Kejsi ka folur vetë për këtë situatë ku nëpërmjet një Instastory shkruan:
“Unë kam punuar që 18 vjeç.
Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp.

Punoj 5 ditët e javës në bankë,dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge.
Kam qënë vet ajo që kam postuar,nuk më keni kapur gjë mat apo në turp.

Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtir kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj.
Punoj shumë dhe shijoj lekun tim qoft në darka,pushime apo veshje e çdo gjë tjetër” ka shkruar Kejsi.

4C8F3A1C 1025 4F37 8195 30A92C851796

Të ngjashme