Showbiz
Pas akuzave të forta të Einxhel Shkirës, a është përballur Romeo Veshaj me të?
27 Prill, 2022 | 10:30 pm

Rikujtojmë se disa muaj më parë në Big Brother, Einchel Shkira ka patur një përballje të fortë me Donaldin ku akuzonte vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar teksa bashkëpunonin dhe madje që e kanë hequr nga puna pa të drejtë. Por tani që çdo gjë ka përfunduar ata duket se nuk ruajnë marrëdhënie.
Ndonse me Donaldin u përball nuk e dinim ende nëse përballja kishte ndodhur dhe me Romeon. Nisur nga kjo, I ftuar sonte në “Goca dhe Gra”, Romeo është pyetur lidhur me këtë cështje, ku ka treguar se nuk ka patur asnjë lloj përballje me Einxhelin.
E mesa duket të dyja palët ja kanë lënë të shkuarës pakënaqësitë kundrejt njëri tjetrit.