Kryefjala Logo

Pas akuzave për mashtrim dhe gjobës miliona Euro, reagon e përlotur Chiara Ferragni

18 Dhjetor, 2023 | 5:46 pm

Në fundin e javës së shkuar, ditën e premte, kompanitë që kontrollohen nga Chiara Ferragni u gjobitën me shifrën marramendëse prej 1.075 milionë euro nga AGCM (Autoriteti Garantues i Konkurrencës së Tregut), pasi sipas tyre ajo kishte gënjyer klientët që ata të blinin pandoro-n. Gjobë mori edhe kompania “Balocco”, me të cilën influencerja e famshme bashkëpunoi, duke hedhur në treg pandoron e Balocco-s, që kishte cmimin e kripur prej 9 eurosh. Blerësit menduan se po ta merrnin, blerja e saj do të shërbente për bamirësi në një spital në Torino, megjithatë sic u zbulua, Balocco i ka dhuruar spitalit vetëm një shumë prej 50.000 eurosh, duke bërë kështu vetëm një transaksion. Kjo madje ka ndodhur disa muaj para se të niste fushatën me Chiara-n, çka do të thotë se shitja e ëmbëlsirës nuk u bë asnjëherë për të cuara para në fondin e spitalit.

“Kam qenë gjithmonë e bindur se ata që kanë më shumë fat, kanë edhe përgjegjësinë morale për të bërë mirë, këto janë vlerat që më kanë përfaqësuar mua dhe familjen time dhe të njëjtat vlera do t’ia trashëgoj fëmijëve. Ne gjithashtu i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë dhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë, adje të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milionë euro Regina Margherita-s (spitalit) për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve”- u shpreh Chiara, teksa po ashtu shtoi:

“Po e bëj këtë publikisht, pasi e kuptova se kisha bërë një gabim në komunikim. Qëllimi ka qenë gjithnjë i mirë, por sërish nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin dhe shkaktimin e keqkuptimeve me kompaninë që kam bashkëpunuar.”

 

 

Të ngjashme