Showbiz
Pas aksidentit, gjykata jep masen arrest shtepie, flet per here te pare Aleksander Gjoka
13 Qershor, 2021 | 8:53 am
Këngëtari i njohur shqiptar Aleksandër Gjoka u përfshi në një aksident para disa javësh dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Gjoka u arrestua pasi u përfshi në një aksident në zonën e Farkës. Pas aksidentit policia mbërriti në vendngjarje dhe i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se Aleksandër Gjoka ishte në gjendje të dehur. Pas aksidentit këngëtari u nis për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi pësoi dëmtime të lehta nga përplasja e makinave.
Pas kësaj ngjarje këngëtari doli përpara gjykatës, që vendosi masën “arrest shtëpie” për këngëtarin. Ky ishte vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje. Përmes një lidhje direkte nga shtëpia e tij, Gjoka ka folur në emisionin “Soiree”, ku përshëndeti edhe nipin e tij, Renis Gjokën.
Jonida Shehu: Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?
Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.