Showbiz
Parukieri i Pamela Anderson komplimenton nusen e Jozefina Topallit…
24 Gusht, 2022 | 11:09 am
Nuk thonë kot që bota është zvogëluar dhe këtë e kanë bërë të mundur rrjetet socaile. Në fotot e fundit që modelja bukuroshe, Cindy Marina ka publikuar ajo ka marrë komente edhe nga parukieri i shumë personazheve të njohur të Hollivudit, Marki.
Nëse i hedh një vështrim të shpejt profilit të tij në Instagram shohim që ai ka stiluar flokët e shumë vajzave të showbizit si të Pamela Anderson, Christina Aguilera, Drew Barrymore, Kendall Jenner, etj.
Por mesa duket vëmendjen e Marki e ka tërhequr edhe biondja nga Shqipëria, Cindy Marina. Nuk e dimë nëse ata njihen prej kohësh pasi edhe Cindy ka lindur dhe ka jetuar në USA, por që ata janë miq në Instagram këtë e kemi lehtësisht të verifikueshme.