Kryefjala Logo

Partnerja e Olsi Bylykut tregon si janë njohur

6 Dhjetor, 2024 | 4:59 pm

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, Olsi Bylyku ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk ka ngurruar ta ndajë këtë lumturi me publikun.

Lidhja e re e tij u bë e ditur përmes këngës “Amla”, një dedikim i ndjerë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Tashmë, ajo vajzë nuk është më një mister.

Partnerja e tij është Denada Lura, një gazetare që duket se i ka dhënë jetë një kapitulli të ri në jetën e aktorit.

Së fundmi, Denada ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një detaj të veçantë rreth fillimeve të historisë së tyre.

Duke iu bashkuar një trendi viral, ajo ka treguar se si një intervistë u kthye në një histori dashurie.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” ka shkruar ajo me humor, krahas një fotoje ku shfaqet me Olsin.
Kjo tregon se lidhja e tyre ka lindur nga një moment i thjeshtë pune, por ka përfunduar duke u bërë një histori e bukur dashurie që i ka kapërcyer kufijtë e privat

7D5A7C24 F152 4154 917A 2F206B08E3B1

A67F4C55 8D88 480C BC26 2022BEF5F049

Të ngjashme