Kryefjala Logo

Partnerja e Feros kritikon më të famshmin e Tik-Tokut

11 Gusht, 2022 | 4:27 pm

Arbenita Ismajli, partnerja e Feros ka reaguar kundër mizogjinisë së përhapur nga Andrew Tate, i famshmi i TikTok-ut. Modelja e njohur shkruan në Instagram se, “Është koha që ta anuloni këtë tr*p”.

Andrew Tate mendon se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe se ato janë pronë e një burri. Ai deklaron gjithashtu se edhe viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre.
Madje edhe organizatat jo qeveritare dhe të bamirësisë dhe abuzimit në familje i përshkruajnë pikëpamjet e Tate-s si mizogjeni ekstreme.

Të ngjashme