Kryefjala Logo

Pamela Anderson flet për fotot virale (pa grim)…

5 Nëntor, 2023 | 11:07 am

Pamela Anderson trondi botën kur u shfaq në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës krejtësisht pa grim. U desh pak kohë që mediat të mësoheshin me pamjen “ujë dhe sapun” të ish-yllit të Baywatch, por Anderson tha se nuk ishte qëllim në vetvete.

“Unë rri pa grim në shtëpi, kështu që pse jo për Javën e Modës në Paris?” tha ajo gjatë një interviste për “People”. “Vërtet nuk e dija se dikush do e vinte re këtë detaj, por më vjen mirë që dhashë një mesazh pozitiv”.

Pamela shtoi se shfaqja pa grim shkon paralelisht me qëndrimin e saj ndaj plakjes. “Unë e quaj procesin jetë, jo plakje. Ndjekja e rinisë është e kotë. Gjithçka që mund të bëjmë është të përqafojmë atë që jemi për momentin dhe të qëndrojmë fort në këmbët tona. Thjesht dua të ndihem rehat në lëkurën time,” tha ajo.

Të ngjashme