Kryefjala Logo

Pak para spektaklit reagon me ne fund Beatrix Ramosaj

25 Janar, 2022 | 7:18 pm

Kater dite pas daljes nga shtepia e Big Brother vjen dhe reagimi i pare i Beatrix Ramosaj.

Pas spekulimeve se nuk ishte mire,se ishte me psikolog permes disa rreshtave ne Instagram ajo sqaroi sesi ndihet dhe cfare ndjen.

Kujtojme se numri i followers ne Instagram eshte rritur shume dhe interesi per nje dalje publike te saj apo reagim pas eleminimit i ka mberthyer te gjithe.

Fjalet e saj jane keto:

“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatim të jem pjesëtare e një familjeje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes.”

“Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mospërgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak kohë që të rigjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsye përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh ha ha.

“Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë, i qëndroj mendimit që ai duhet ta fitojë BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak si është parë nga jashtë.

I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri-diku ata kundër – duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e katërt jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do ma zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë. Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!”

Të ngjashme