Kryefjala Logo

Pak para finales,ndahet çifti i “Love Island”

1 Nëntor, 2023 | 9:52 am

Ish-konkurentët e “Love Island”,Sofiela dhe Erato,dukeshin më të dashuruar se kurrë me njëri tjetrin dhe dolën hapur për marrëdhënien e tyre,por zjarr ky i fikur shpejt..

Gjatë një diskutimi tek pasditja e Rudina Magjistarit,Sofiela tregoi se secili ka vendosur të vazhdojë rrugën e vet.Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

Sofiela: Jemi ndarë.

Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.

Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

Të ngjashme