Showbiz
Pa make-up dhe me T-shirt, kështu performoi Lady Gaga në OSCAR-s
13 Mars, 2023 | 11:10 am
Lady Gaga mori pjesë në Academy Awards të këtij viti, ku u nominua për këngën më të mirë origjinale për ‘Hold My Hand’ nga ‘Top Gun: Maverick’. Në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të zi Versace, ndërsa në skenë u vesh me një bluzë të zezë, xhinse dhe atlete dhe pa asnjë grim, këngëtarja amerikane tërhoqi vëmendjen në Dolby Theatre.
“Është shumë personale për mua. Unë mendoj se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për shumë dashuri për të ecur përpara në këtë jetë. Ne të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë – ka heronj rreth nesh në vende të papritura. Por, mund të zbuloni se mund të jeni heroi juaj, edhe nëse ndiheni të thyer nga brenda.”
Ishte ky mesazhi që Gaga donte të përcillte nëpërmjet skenës gjigande.