Showbiz
Oriola Marashi sapo na prezantoi me “Luizin e saj”
7 Prill, 2023 | 9:43 am
Luizi duket se ka infektuar cdo njeri. Së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi ka publikuar një foto me stilistin e saj Giorgio Branduardi të cilin e uron për ditëlindje.
Ndërkohë që në postimin pasardhës ajo shkruan: Ky është Luizi im. Faktikisht na bën të mendojmë se Oriola e quan stilistin Luizin e saj pa modelit të ngjashëm të flokëve.
Që pas Luizit shumica e djemve lyen flokët në ngjyrë platin, ku u kthye menjëherë edhe në trend.