Showbiz
Orinda Huta flet për abortin e saj: “Zemra e tij pushoi pas tre muajsh”
18 Qershor, 2022 | 9:29 am
Këngëtarja, Orinda Huta ka treguar se ka përjetuar një abort. Mes lotësh Orinda ka tbënë në një interviatë për Mira Kazhanin se momentin e dhimbshëm e përjetoi vetëm pak pas martesës.
“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë!”, tha Orinda.
“Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”, vijoi Orinda rrëfimin e saj.
Por si e priti këtë lajm bashkëshorti i saj, Turjan Hysko?!
”Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta…” tregoi Orinda.