Kryefjala Logo

Ori i thotë “po” mandatit të deputetes…

9 Nëntor, 2022 | 11:04 am

Tanimë nuk ka dyshime! Ori Nebiaj do të kalojë në Parlament. Moderatorja ka pranuar postin e deputetes. E pyetur nga gazeta “Panorama”, Ori konfirmoi se do të zëvendësojë Grida Dumën në listën e Partisë Demokratike në Tiranë.

Ori Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Ori Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Aktualisht, Ori është e angazhuar në programin  “Për’puthen” dhe me shumë mundësi do t’i duhet të shkëputet prej tij.

Ditën e djeshme Grida Duma dorëzoi mandatin e saj të deputetes që iu besua një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Të ngjashme