Showbiz
Ore se harruam po Donaldin e ftoj njeri apo vetëm Bora që ti mbaj çantat në outlet
31 Maj, 2022 | 9:53 am
Askush nga redaksia jonë se ka në plan të martohet, edhe pse sot e kemi nisur ditën me lajme dasmash. Një nga dasmat më të përfolura këto ditë ishte dasma e balerinit, Ilir Shaqiri. Me këtë event u morën të gjitha mediat, kush erdhi, kush doli, kush mungoi, cfarë kishin veshur etj, etj…
Ajo që u vu re ishte mungesa e Sabianit në dasmë por ne harruam Donaldin? A ishte ai i ftuar në këtë ceremoni? Fituesi i “Big Brother VIP” tregoi se Donaldin nuk e kishte ftuar duke mos dhënë më shumë sqarime.
E në fakt edhe Donaldi nuk ishte në Shqipëri atë ditë, por duke bërë shopping në Itali me partneren e tij. Hë mo si bëni e harruat që ne ishim të parët që ua treguam lajmin.