Kryefjala Logo

Opinionistët acarojnë Vis Pupën: Marr valixhet dhe iki!

13 Mars, 2023 | 10:39 am

Komentet e opinionistëve të Big Brother duket se kanë lënë një shije të keqe tek aktori Elvis Pupa. Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, Visi u shpreh se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta dhe se faji nuk duhet të përgjithësohet.

Pjesë nga biseda:

Visi: Si e bënë ato, ato. Shoqëri maskiliste, seksiste. Kujt je duke i dhënë mesazhe? Neve, kavjeve eksperimentale, kush je ti? Ku je këtu? Se duan të rekuperojnë çfarë ka hequr shoqëria 100 vjet, nuk do i rregullojmë ne.

Olta: Nuk ka asgjë të keqe të japësh një mesazh.

Visi: Në kurriz të kujt. Ne e kemi fajin?

Olta: Dhe ne e kemi pa fajin, mblidhet dhe bëhet pak e madhe.

Visi: Secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Olta: Ti e do kështu me emër. Po unë mendoj se nuk ke nevojë të shqetësohesh kaq shumë se në video u duk qartë.

Visi: Nuk ka shanse të thuash ato gjëra në Prime. Kaq e kam thënë unë timen, u them dhe atyre edhe marr valixhen edhe fluturoj, iki në punë timen, vazhdoni ju në jetë të lumtur.

Të ngjashme