Olti Curri:”Nuk e parashikoj dot jetëgjatësinë, por besoj se Vivi e kap një klip me Getinjon si modele sipër jahtit”

3 javë më parë

Lidhja Getinjo-Vivien duket se është kthyer në Kryefjalën e “Big Brother Vip Kosova”. Pas një zënke të fortë dhe një pajtimi të bukur, më në fund ata e pranuan sot që janë të dashur (dhe jo shokë të ngushtë si në prime-in e kaluar).

Por si e ka parë opinionisti Olti Curri lidhjen e tyre. Si fillim Olti i ka kërkuar gjithnjë Vivien të mos harrojë lojën duke iu përkushtuar vetëm Getinjos.

Së dyti, Olti tha se Vivien dhe Getinjo mund të konsiderohen si ato çifte që nuk jetojnë dot pa sherre dhe debate.

Dhe së treti ai u shpreh se, “ne nuk mund të parashikojmë saktë se çfarë do të ndodhë mes tyre ama Big Brother përfundon në fund të marsit dhe deri atëherë Vivien do ta ketë kapur një rol si modele sipër jahtit në klipet e Getinjos”.

Po ju ç’mendim keni për këtë çift të ri të showbizit?!

Të ngjashme